Mbetjet spitalore të COVID dhe shitja e produkteve të falsifikuara në internet, Shqipëria pjesë e 2 operacioneve të Europol

Shqipëria është bërë pjesë e dy megaoperacioneve të organizuara nga Europol me praninë e mbi 30 shteteve.

Operacioni i parë global i këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, i drejtuar nga Europol me përfshirjen e 30 vendeve si Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.

“Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e mundshme të rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak Europol nisi operacionin Retrovirus.

Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve”, bën me dije policia.

Të Fundit