Pas denoncimit të “STOP” për dhomat në Qytet Studenti, shkarkohet administratori.

 

“Stop” sjell një kamera të fshehtë, që tregon, sesi pak ditë më parë, një student pagoi para nën dorë, për një dhomë konvikti në Qytetin Studenti. Përveç se 3 muaj paradhënie për dhomën, studenti pagoi edhe 50 mijë lekë të vjetra nën dorë administratorin e konviktit. Në fund ai arriti të sigurojë dhomën 301 të godinës 14, ku do të jetonte bashkë me një tjetër të ri të punësuar.

Pas lajmit të publikuar, Drejtoria e Rezidences Studentore Universitare nr. 1 në “Qytetin Studenti” ka shkarkuar menjëherë administratorin e konviktit Ergi Xhabrahimi.

Gjithashtu, kjo drejtori bën me dije se, po sot, është depozituar një kallëzim për ndjekje penale në organet përkatëse, ndaj administratorit të shkarkuar për shkelje të rënda.

 

 

Të Fundit