Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat lidhur me rritjen e numrit të të infektuarëve me Covid 19 në vend. Rama e konsideroi tepër të vështirë për vendin një karantinë të dytë të përgjithshme, ndërsa apeloi qytetarët të respektojnë masat e protokollit anti Covid.
“Me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masat dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo c ka duhet me cdo kusht të përpiqemi të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e dytë përgjithshme do të ishte tejet e vështirë për vendin për ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin. Nuk dua të bëj historikun por dua të kujtoj që në fazën e parë ia dolëm me sukses të përballim goditjen e furisë së parë të armikut të padukshëm dhe të sistemojmë të gjithë sistemin tonë mbrojtës në vijën e parë në spitale.
Nëse në krye të herës ishte Infektivi që ishte aty si stacioni i mbrojtjes, ne sot kemi plot 4 spitale të specializuar Covid në Tiranë. Spitalet që janë në funksion ku mjekët e infermirët po bëjnë një punë heroike, dhe dy spitale të tjera. Kemi një urgjencë kombëtare që është në lartësinë e detyrës dhe e trajnuar specifikisht për epideminë si e dëshmojnë 100 mijë misione në terren dhe 520 mijë të trajtuara. Investimet e bëra për administrimin e kësaj situate kanë rritur kapacitetet në pajisje si edhe në të gjithë sistemin e logjistikës së spitaleve
Kanë të dyfishuara ekipet e shërbimit në terren, kemi 36 autoambulnca që janë në proces mbërritjeje, personel mjekësor më shumë. Kapacitetet e terapisë intensive janë sot me 500 shtretër të dedikuar 80% të pajisur me linja oskigjeni, janë siguruar terapitë përkatëse, janë forcuar kapacitetet e testimit. Do të vijojë me rritjen e testimeve, kemi mbështetur drejtpërdrejtë me bonusin 1000 euro plus që e marrin rregullisht cdo muaj mjekë e infermierë. Kemi angazhuar një fond të konsiderueshëm për vaksinim falas të gripit.” u shpreh Rama.