Masat anti-Covid, Rama: Maska e detyruar kudo, gjoba do paguhet me faturën e dritave

Vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do t’i vijë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave.

Kështu tha kryeministri Rama gjatë një konference për mediat së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqiti masat anti-COVID të marra nga qeveria me qëllim përballimin e sfidës vjeshtë- dimër me të cilën siç tha tashmë po përballet e gjithë bota.

“Duhet t’i qëndrojmë strikt rregullit të ri që do të vendosim sot, nëse nuk duam të rimbyllemi.

Një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd. Më mirë sot të hedhim një hap tjetër dhe të jemi solidarë sesa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shikojmë rihapjen e kanalit prej nga do të rrjedhin të ardhurat e familjes.

Edhe falja e gjobave që bëmë dhe mungesa e kontrolleve në ambientet e brendshme duhet parë si përpjekje për të mirëkuptuar stresin e bizneseve dhe natyrisht që është në vetëdijen e çdo qytetari, pronari të hapësirave të brendshëm të bëjë punën e vet pa pasur nevojë për masa represive, por fatkeqësisht një pjesë s’e kanë kuptuar kështu dhe ja kanë hedhur vetes dhe familjes së tyre dhe shoqërisë, duke mos bërë gjërat elementare, vendosjen e maskën në ambientet e mbyllura.

Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme.

Por nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit kur je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty.

Maskat duhet të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, më çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund t’i shmanget gjobës.

Të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase. Mendoj se gjoba duhet të jetë e fundit, nuk duhet të jetë gjoba arsyeja pse njerëzit duhet të vënë maska, por ekonomia e familjes së tyre dhe shëndeti.

Implementimin e kësaj mase do ta bëjë policia e shtetit dhe ajo bashkiake, nuk do përdorim inspektorë.

Policia e shtetit dhe bashkiake do të jenë në terren me tolerancë zero për maskat, në makinë, autobus, rrugë, shesh, park, dhe nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët gjoba do të jetë në faturën e dritave. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër.

Dhe kush ankohet për gjobën e ka shumë të thjeshtë, mjafton mos ta marrë”, tha Rama, ndërsa më vonë lajmëroi se imlementimi i kësaj mase do të nisë nga e enjtja e javës së ardhshme.

Kryeministri kërkoi ndërgjegjësim qytetar për të parandaluar një karantinë të dytë të përgjithshme, drejt të cilës siç tha po shkojnë shumë vende, por që për vendin tonë do të rezultonte tejet e vështirë për ekonominë e çdo familjeje dhe shtetit.

“Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme.

 

Të Fundit