Disa herë kemi pasur në fokus raste të keqtrajtimit të fëmijëve në institucione si cerdhe, kopshte apo shkolla.Një incident dhune ndaj një fëmije 2 vjec na vjen nga cerdhja dhe kopshti privat “ The Future”, në zonën e Don Boskos në Tiranë.Nëna e 2 vjecarit tregon, se në datën 29 shtator, e telefonon drejtoresha e cerdhes, duke i kërkuar të shkojë të marrë fëmijën, pasi ai dëmtuar veten.E ëma e gjen fëmijën të grricur e cjerrë në fytyrë nga njëra anë dhe kafshuar në anën tjetër. Pasi kërkon shpjegime nga drejtuesit e cerdhes, drejtuesit e cerdhes nxjerrin versionin e ri, që e ka dëmtuar një fëmijë tjetër. Zonja ka kërkuar hapjen e kamerave, për të kuptuar se cfarë ka ndidhur me fëmijën e saj, ndërsa ka bërë edhe denoncim në komisariatin numër 3 në Tiranë.Nëpërmjet kamerës së fshehtë, nëna i drejtohet cerdhes, ku drejtoresha i kërkon ndjesë, duke i thënë se tani do t’i rrijë në kokë fëmijës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]