Protesta e bluzave të bardha/ Manastirliu: Mjekët janë aseti ynë, kërkesat e tyre do plotësohen

Është mbyllur pas rreth dy orësh takimi që një përfaqësi e sindikatës së mjekëve zhvilloi sot në ambientet e kryeministrisë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një dalje për mediat pas këtij takimi kreu i sindikatës së punonjësve të shërbimit shëndetësor, Gentian Stroni u shpreh optimist teksa tha se kërkesat e tyre ishin vlerësuar si të drejta nga ana e qeverisë dhe shtoi se duke nisur nga java tjetër do të nisë ngritja e grupeve të punës dhe organizimi i tryezave me përfaqësues të sindikatës dhe të qeverisë për të adresuar secilën prej tyre.

“Nga e mërkura dhe e enjtja do të kemi grupet tona të punës dhe për të arritur në përfundimet që ne do të donim të ishim. Pra, do të jetë pjesë e një tavoline tjetër dhe në grupe më të vogla për detaje për secilën nga kërkesat tona”, tha z. Stroni..

 

Të Fundit