Në datën 3 qershor emisioni “Stop” transmetoi rastin e një ndërtimi pa leje në zonën e kurorës së gjelbër në fshatin Pishaj në Gramsh nga ana e shtetasit Hamit Lumshi.Ky i fundit kishte aplikuar për një leje riparimi në Zyrën e Urbanistikës Gramsh, por më pasi nisi ndërtimin e një godine të re pa leje. Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në bashki, Ali Cohodari, tha, se nuk ishte në dijeni për këtë rast dhe na drejtoi tek IMT-ja, që kontrollon, nëse qytetarët zbatojnë kriteret e lejes së dhënë.Kryeinspektori Alban Rrodhe u shpreh, se do ta verifikojë situatën dhe do të marrë masa. Sipas tij, objekti do të prishet dhe personi do të ndiqet penalisht. Gazetarja e “Stop” u rikthye në Gramsh dhe priti për të takuar kryeinspektorin e IMT-së Alban Rrodhe.Lidhur me rastin në fjalë, zoti Rrodhe tha, se afati për këtë rast është 60 ditë me ligjin e ri dhe jo 10 ditë, sic ka qenë. Por ai thotë, se ka vajtur e ka konstatuar ndërtimin pa leje, madje ka marrë dhe masa administrative. Gjatë kësaj kohë qytetarit iu la kohë të sillte dokumentacionin, dhe ai ka dorëzuar një vërtetim nga Kadastra Elbasan, që ka aplikuar për leje legalizimi.Të ndodhur para këtij fakti, Stopi interesohet tek Zyra Vendore e Kadastrës Gramsh, ku Xhilson Bajrami, përgjegjës i Kadastrës, deklaroi, se nuk ka asnjë të dhënë, që Hamit Lumshi, të ketë aplikuar për leje legalizimi.E njejta përgjigje edhe nga zyra e Kadastrës Elbasan.Alban Rrodhe, kryeinspektori i pyetur për këtë situatë, thotë, se ndërtimi i Hamit Lumshit do të prishet.Madje ai pranon, se nisur nga ky rast ka konstatuar edhe ndërtimet e tjera pa leje në lagjen 85, tek ish-SMT-ja.
- +355 67 220 8888
- [email protected]