Efarma është një farmaci në Pazarin e Ri, që ka marrë nismën për të ndihmuar, këtë herë ata, që janë në vijën e parë të luftës.Ensi Dimroci, menaxheri i Efarma thotë, se kanë menduar të ndihmojnë me 200 maska, 200 dezinfektantë dhe 20 pako me doreza, forcat e policisë. Drejtori i Policisë, Rebani Jaupi falenderon për ndihmën.Stop dhe Vllazëria Ungjillore e Shqipërisë kanë dhuruar mjete higjene për spitalin infektiv në QSUT. Stop dhe Fondacioni Firdeus kanë ndihmuar 5 familje në Bathore dhe Kamëz, që nuk kanë mundësi të ushqehen në këto ditë të vështira. Familjet tregojnë vështirësitë e jetesës dhe ndjehen mirënjohës që dikush ka menduar për ta.
- +355 67 220 8888
- [email protected]