Kryeministri Edi Rama jep lajmin e rëndësishëm për ditën e nesërme, ku njofton se deri në orën 11:00 do të mund të dalin në qendrat urbane nënat me fëmijët e tyre deri në 10 vjeç.
Por, kryeministri iu bën thirrje të gjitha nënave që do të dalin nesër të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët t’i mbajnë larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.
Ndërkohë, kujtojmë se paraditen e sotme në orarin 08:00-11:00, Rama iu dha leje për të dalë gjithë të moshuarve, pasi kishin mbi një muaj në izolim total, për shkak se janë shtresa më e rrezikuar nga koronavirusi.
Mesazhi i Ramës:
?NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË DERI NË ORËN 11.00, VETËM NËNAT ME FËMIJË DERI NË 10 VJEÇ?
? KUJDES! NËNAT DUHET TË MOS SHOQËROHEN ME SHOQE DHE FËMIJËT DUHET TË MBAHEN LARG ÇDO KONTAKTI ME FËMIJË TË TJERË?
? TË GJITHË NE BABALLARËT, FËMIJËT MBI 10 VJEÇ DHE TË MOSHUARIT NË SHTËPI DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00?