Një fermer nga Lushnja, Shkëlqim Sulko,ka telefonuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi në tokat e tij ka mbjellë një bimë, që ka rezultuar një dështim. Ai thotë se në 4 në nëntor, Pandeli Boci, agronom në Drejtorinë e Bujqësisë në Lushnje i ka thënë të mbjellë lakër, të cilën ky i fundit e ka blerë në Divjakë, plot 20 mijë fidanë. Nga nëntori deri tani, Shkëlqimi ia ka bërë të gjitha shërbimet lakrës së mbjellë. Por ai pa, produkti kishte lule dhe jo kokë. Shkëlqimi tregon, se ka shkuar tek Pandeli Boci, por ai nuk mban përgjegjësi, megjithëse kjo histori i ka shkuar atij rreth 3 milionë lekë. Në këto kushte Shkëlqimi ka shkuar tek Drejtori i bujqësisë në Lushnje dhe ditën tjetër i kanë shkuar tre ekspertë, të cilët i kanë thënë, se fara është e degjeneruar ose farë sere..
Fëmijët dhe prindërit e tyre i janë përgjigjur sërish nismës sonë “rri në shtëpi-rri me Stop”, duke u mbushur kohën të vegjëlve në kushtet e mbylljes në shtëpi.Për shkak të izolimit në rrjet ka shpërthyer fantazia dhe memet po qarkullojnë me shumicë në platformat sociale. Një burrë përdor mjekrën e tij si maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.Një grua argëton fëmijën në mnëyrë virtuale përmes ekranit. Një tjetër fëmijë përfundon në kovën e larjes së pllakave duke luajtur në shtëpi.Një i ri i ikën nga dora policëve, ndërsa ata i kërkojnë të futet në makinën e shoqërimit.Disa të rinj shpërndahen, sapo jepet sinjali se po mbërrin policia.disa banorë kanë vendosur të bëjnë party në taracë me këngë e valle në kushtet e izolimit. Saimiri me filtër instagrami është një video e sjellë në Stop nga një teleshikues.
Jemi drejtuar në fshatin Mjekës, të Elbasanit, ku dy të moshuar nuk dalin dot të blejnë ushqimet dhe jetojnë të vetmuar.Kafaze Meta tregon, se ajo dhe bashkëshortn nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet dhe kanë mbetur 48 orë pa ngrënë, pasi nuk mund të shkonin dot në Shirgjan për të blerë ushqime dhe ilace.Stafi i Stop i ka ndihmuar të moshuarit, duke i cuar ushqime në këtë situatë.Në datën 21 dhjetor kemi transmetuar rastin e Emiljanos, djalit 20 vjecar nga Rrogozhina, i cili u diagnostikua me leucemi akute, por nuk mund të kurohej, pasi ilaci, që i duhej ishte shumë i shtrenjtë. Dritani nga Hasi, që punon në Gjermani, i ka dhuruar Emiljanos 500 euro.Ndërsa Stop dhe Sunday League Tirana kanë furnizuar me ushqime familjen e Emiljanos.