Shefqet Visha është kryefamiljari i një familjeje të prekur nga tërmeti. Ai gjendet sot në mes të katër rrugëve. Arjeta nga Kosova, e cila jeton në Zvicër është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe ka menduar, që familjes së Shefqetit t’i gjejë një shtëpi me një kontratë afatshkurtër, duke e hequr kështu nga rruga. Ajo bën thirrje, që shembullin e saj ta ndjekin edhe të tjerët, për t’u solidarizuar me të pamundurit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]