Në 28 mars 1997 është një datë, që nuk harrohet për popullin shqiptar. Një anije nija Kateri i Radës, niset nga Vlora për në Brindizi me 115 persona, fëmijë, gra e burra, që ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë. Anija shqiptare u ndoq nga dy anije ushtarake të flotës italiane, sapo kishte dalë në ujrat ndërkombtare dhe anija Sibila përplasi anijen Kateri i Radës, duke shkaktuar një tragjedi me 81 të mbytur, 24 prej të cilëve nuk iu gjet trupi kurrë. Sot në “Stop”vijnë 5 dëshmi ekskluzive të të afërmve të viktimave. 5 vjet më pas përfundoi cështja penale për këtë tragjedi, por ende sot, të afërmit e viktimave nuk kanë marrë paratë për shpirtrat e humbur.Avokatja Natasha Shehu ka mashtruar qytetarët fatkeqë, duke u marrë paratë së bashku me bashkëshortin e saj, e duke i kërcënuar ata me lloj-lloj formash.
- +355 67 220 8888
- [email protected]