Video/ Plagosën çiftin “Laze” gjatë grabitjes së vilës, kapet një nga autorët.

Policia zbardh grabitjen e vilës sës biznesmenit në Allias, ku autoret me maska që hynë për të vjedhur plagosën rendë të zotin e shtepisë dhe gruan e tij, Afërdita dhe Petrit Laze.

Policia jep detaje nga operacioni policor “Mjegulla”, që ka vene në pranga një nga autorët e ngjarjes, nderkohë që ka shpallur në kerkim bashkeautorin tjetër, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Ndërkohë që vetëm pak në distance nga vila që grabitën autorët, policia ka gjetur armët e përdorura dhe maskat.

NJOFTIMI 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19.01.2020, rreth orës 21:35, në rrugën “Njazi Meka” Allias, në banesën e shtetasit P. L., ku dy shtetas të maskuar tentuan të vidhnin me armë sende me vlerë dhe për pasojë mbetën të plagosur rëndë të zotët e banesës, çifti P. L. dhe A. L., Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat çuan në zbardhjen dhe dokumentimin me prova shkencore të kësaj ngjarjeje.

Bazuar mbi provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bëri të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Mjegulla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

F. M., 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. C., si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020.

Gjithashtu, së bashku me armët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike e sende të tjera.

Vijon puna për kapjen e bashkautorit, i cili gjatë operacionit nuk është gjetur në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, me pasoje plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe “Armëmbajtja pa leje”, të cilat parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/206489410529376/

Të Fundit