Vijon megaoperacioni në Tiranë, për arrestimin e personave, që dyshohet se janë përgjegjës të pasojave të tmerrshme të tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe shkatërrimin e mijëra objekteve.
Policia e Shtetit ka vënë në pranga pak minuta më parë ndërtuesin Fejzo Dyrmishi, i cili akuzohet për ndërtime jashtë standardit, të cilat u evidentuan gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.
Bashkë me Dyrmishin numri i personave të arrestuar vetëm në Tiranë ka shkuar në 27, ndërkohë që 11 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga ana e policisë.
Mes personave të arrestuar janë ndërtues, ish-kryetarët e komunave Kashar dhe Farkë, si dhe urbanistë dhe arkitektë, të cilët duket se me mosveprimet e tyre, kanë lejuar ndërtime jashtë standardit.
Mes personave të arrestuar derimë tani janë:
1.Fatbardh Plaku
2-Merita Kushi
3-Bukurije Halili
4-Ali Dyrmishi
5-Vjollca Hoxholli
6-Anila Harxhi
7-Gerti Çalliku
8-Jani Ikonomi
9-Qirjako Gjergo
10-Sherbet Shehi
11-Naim Shehi
12-Luan Beta
13-Ermir Çina
14-Stela Maze
15-Besnik Fuçia
17-Adhurim Qehajaj
16-Gëzim Shkalla
19-Pëllumb Fortuzi
20-Xhevahir Doda
21-Reis Muça
22-Hekri Disha
23-Agim Eski
24-Faik Fejzo