Një problem pronësie mes dy vëllezërve ka cuar në Lushnje gazetarin e “Stop”. Pëllumb dhe Seit Zele janë konflikuar për pronën dhe situata është rënduar, kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë, e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.
Cdo gjë nisi, kur 8 trashëgimtarët Zele iu drejtuan gjykatës për ndarjen e pasurisë, që rridhte nga prindërit e tyre. Sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës së Vlorës, shtetasit Pëllumb Zele i takonin 422 m2 truall, ndërsa Seit Zele kishte në pronësi 377 m2 truall. Por përmbaruesja Gjergjova i ka dhënë njërit më shumë e tjetrit më pak.Gazetari i “Stop” e pyet përmbaruesen Gjergjova, se pse e ka ndarë pasurinë pa eksperten. Por ajo mjaftohet duke thënë, se duhet të marrë leje te drejtori për të folur.
Sot është dita e ujit të bekuar, apo Befana.Në disa vende, kjo ditë është festë zyrtare. Klintoni ka qenë në një nga tregjet ku tregtohen gjela deti dhe sjell intervista plot humor, mbi mënyrën e mbarështimit dhe rritjes së shpendit tradicional të disa festave tona.
Një histori e trishtë vjen në “Stop”, bërë me dije nga drejtoresha e shkollës 9-vjecare “Vëllazërimi”, në Tiranë. Bëhet fjalë për dy të mitur,10 dhe 12 vjecar, të cilët janë braktisur nga prindërit, dhe jetojnë me gjyshërit. Tërmeti i 26 nëntorit, ka dëmtuar shtëpinë e tyre, që është cilësuar e pabanueshme.Zeqine Abazaj, gjyshja e fëmijëve,tregon, se e bija pas divorcit, i ka braktisur fëmijët, ndërsa ajo i mori në shtëpinë e saj pas tërmetit.Gazetarja e “Stop” coi në këtë familje ndihma nga 4 shoqata suedeze, ndërsa Besmir Pjetërnikaj i dha një shumë parash.Zoti Pjetërnikaj, i ardhur enkas nga Italia, ishte edhe në Egi centër, ku ndihmoi financiarisht dy familje, familjen Mucaj dhe familjen Visha.