Qytetarja shkon në Karbunarë të Lushnjes, për të takuar Afërditën dhe për të kuptuar rreth fatit, që e pret në të ardhmen. Afërdita e ushtron “profesionin” e saj pranë varrezave dhe flet në emër të botës së përtejme, më konkretisht nga Ramizi.Ajo jep sheqer e karamele për t’i hedhur në oborrin e shtëpisë për mbarësi. Këshillat e Afërditës janë specifike për cdo qytetar, varësisht nga halli apo problemi, që ai ka.Më pas shkojmë në Qenas të Fierit, te zonja Tepi. Ajo thotë, se është psikologe dhe jo fallxhore.Vajza i drejtohet asaj, pasi thotë, se ka rënë në dashuri me ministrin e jashtëm Gent Cakaj dhe merr si këshillë nga zonja Tepi, që ta pranojë një shtëpi, që Cakaj do t’ia blejë, pasi është i kamur.
Gazetari i emisionit “Stop”, i veshur me poture si kryeministri Edi Rama dhe me flokë e mjekër të zbardhur, del nëpër rrugë e ambiente publike, në takim me popullin. Kjo situatë shkakton ilaritet mes njerëzve, disa prej të cilëve “shfrytëzojnë” rastin t’i thonë hallet e tyre “kryeministrit” tonë të improvizuar.Klintoni ka “vjedhur” edhe shprehjet e Ramës, me të cilat ai i drejtohet qytetarëve, sa herë organizon takime publike.
Një vajzë, që ka “rënë në dashuri me Taulant Ballën, drejtohet te zonja Behije në Fier, për të rregulluar raportin me deputetin.Zonja Behije i jep këshilla, sesi ta bëjë për vete Taulantin dhe vec kësaj i konfidon vajzës, se është militante e PS-së dhe këtë e di gjithë fshati.Ndërsa një djalë me një “problem” të ngjashëm, i drejtohet zonjës Afërdita, për të rregulluar marrëdhënien me Elisa Spiropalin.Afërdita i këndon djalit dhe i thotë, se është i kycur, prandaj ajo do ta zhbllokojë. Por ju më dilni bashkë-është verdikti i zonjës Afërdita për djalin, që e mundon dashuria për ministren Spiropali.