Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e Nadja dhe Faik Molla. Ata janë vetëm 12 dhe 10 vjec, por fatkeqësitë i kanë përplasur fort në jetë.Babai i tyre humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, duke i lënë ata jetimë. Nëna, me probleme në zemër, shkoi në Gjermani, për kurim, por atje humbi jetën, duke i lënë fëmijët në një azil emigrantësh. Fëmijët u kthyen të jetojnë me gjyshërit në Shqipëri dhe gjyshja e tyre tregon, se banojnë sa në një shtëpi me qira në tjetrën, me kushte të vështira e me orendi të falura. “Stop” , Elvis Naci dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bënë apel, për t’i siguruar një shtëpi Nadja dhe Faik Mollës.Në pak ditë ka ardhur dhe zgjidhja për ta.Një shtëpi 82 metra katrorë me dy dhoma dhe një 1 kuzhinë në Durrës,e mobiluar enkas për ta, ishte supriza për Nadjan e Faikun.Në këtë mënyrë, emisioni “Stop” dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Nacin, cuan në vend edhe amanetin e Valbonës, nënës së tyre, që u nda në moshë të re nga jeta.
- +355 67 220 8888
- [email protected]