Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku kanë mbetur të lënduar disa persona.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar përmbys në arën përbri superstradës.
Personat që ndodheshin në autoveturë kanë marre dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.