Problematika e radhës na con në Visokë të Patosit, ku Engjell Peshkëpia tregon shqetësimin, lidhur me shpërthimet e ndodhura më 17 shtator dhe dëmet në fushën e lajthive. Ai thotë, se policia bashkiake dhe ekspertët ishin në vendin e ngjarjes, por nuk kanë ende asnjë përgjigje, se cfarë do bëhet me dëmin.Kryetarja e bashkisë, Rajmonda Balilaj, shprehet, se janë vënë në dijeni të gjitha instancat, për të zbuluar shkakun e incidentit. Ajo thotë, se pasi të merret vendimi i prokurorisë, bashkia do të ngrejë komisionin, që bën vlerësimin e dëmit.Drejtoria Rajonale e Mjedisit Fier ka marrë mostrat në pikat e shpërthimit në pus dhe në Gjanicë dhe i ka nisur në AKM për analiza. Ndërsa Inspektoriati thotë, që mostrat i ka cuar në Drejtorinë rajonale të shëndetit publik.Në përfundim të këtij ping-pongu, rezulton, se ka ndotje me lëndë organike dhe prani të produkteve të naftës. Ky informacion i është përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjetikës, pasi zona, ku ka ndodhur shpërthimi, nuk ka operator të licensuar, por është në afërsi të zonave të hidrokarbureve.
- +355 67 220 8888
- [email protected]