Historiku i “Stop”.

Emisioni “Stop” është një format televiziv satiriko-investigativ, që shënjestron fenomene negative dhe jep zgjidhje për shumë probleme të shoqërisë sonë. Humori, sarkazma dhe denoncimi janë shpirti, i programit, që shfaqet cdo mbrëmje, nga e hëna në të premte, në orën 20.05 në ekranin e Televizionit Kombëtar KLAN.

Për realizimin e programit, punojnë dhjetëra të rinj ndër më profesionistët në tregun mediatik: gazetarë, kameramanë, teknikë, montazhierë, shoferë, regjisorë, e qershia mbi tortë mund të konsiderohen dy “fllonxat” tona, ndër vajzat më të bukura dhe sharmante të trojeve shqiptare.

“Stop” nisi rrugëtimin në 04.01.2016 dhe rezultoi “goditje në shenjë” qysh në emisionin e parë. Kamera e fshehtë shkaktoi tërmet në zyrat e administratës, coi zyrtarë në pranga dhe zuri hapësirë të konsiderueshme në pasqyrimin, që i bëri media e shkruar, elektronike dhe të gjitha portalet on line.

Kamerat e fshehta të “Stop” u bënë shpejt elementi kryesor lëvizës në shoqëri dhe promotor ndryshimesh në zyra shteti, institucione apo procedura burokratike.

Investigimi nga ana e gazetarëve është i pranishëm në cdo program dhe më së shumti problemet e ngritura, marrin zgjidhje dhe nuk mbeten thjesht në nivelin e denoncimit. Aq e vërtetë dhe e ndjeshme është kjo, sa qytetarët shprehen, se gjejnë vëmendje, mbështetje dhe zgjidhje nga emisioni “Stop”, më shumë sesa nga zyrat e zyrtarët e shtetit dhe gjyqësorit.

Humanizmi për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, si të varfër, të sëmurë e të pamundur, e kanë bërë emisionin “Stop” të hyjë në shtëpitë e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Profesionializmi, dhe ndershmëria në trajtimin e problemeve janë motorri, që vë në lëvizje gazetarët dhe stafin e emisionit cdo ditë.

Janë këto arsyet, që “Stop” rezulton programi më i ndjekur nga kompanitë e matjes së audiencës apo nga të tjera kompani, që bëjnë studime tregu për qëllime të orientimit të marketingut të tyre.

Stop realizon rreth 220 programe në një sezon televiziv shtator-korrik.

Jo më kot kemi zgjedhur sloganin: “Stop” –punohet “Non stop”.

Të Fundit