Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një incident të dhunshëm në shkollën profesionale Savo Vocational, i vendosur në ambjentet e një qendre tregtare në Kuopio të Finlandës.
Sipas policisë, agresori që sulmoi nxënësit e shkollës profesionale ishte i armatosur me shpatë dhe me armë.
Një nga të plagosurit është një oficer policie ndërsa dy nga studentët e plagosur, të shtruar në spital, janë në gjendje të rëndë.
Prej përleshjes, ai mbeti edhe vet i plagosur dhe u arrestua nga forcat e policisë, teksa ishte i shtrirë mes të plagosurve të tjerë.