Roland Cano, mësues që prej 2010-ës në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë,denoncon drejtorin e shkollës, i cili i ka manipuluar rezultatet e vlerësimit.Nga kjo gjë, e kanë transferuar nga Libohova në Nepravishtë.Vec kësaj Rolandi tregon, se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle,kanë vlerësuar me nota një nxënës të klasës së 12-të, i cili ka kërkuar azil në Francë.Drejtori dhe mësuesja kujdestare e pranojnë, që kanë bërë këtë shkelje. Ndërsa drejtoresha e ZA-së Dropull-Libohovë, Albana Hasanaj, thotë, se do të ngrihet komision vlerësimi për mësues Rolandin. Por për rastin e nxënësit, që ka marrë notat, pa qenë në Shqipëri, sipas saj, duhen shkarkuar të gjithë mësuesit.
Bundestagu gjerman votoi mbrëmë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, por pasi të ketë plotësuar 9 kushte, që kanë të bëjnë kryesisht me reformën zgjedhore, dialogun politik dhe reformën në drejtësi.Kryeministri Rama falenderoi kancelaren gjermane për këtë vendim. Ndërsa kreu demokrat Basha tha, se kjo është për të disatën herë si dasëm pa nuse.Sot në Tiranë u mblodh një tryezë e reformës zgjedhore, ku mori pjesë dhe eksperti i PD-së Ivi Kaso. Por pasi ky i fundit la takimin, deputeti Myslim Murrizi u shpreh, se dështoi për herë të tretë tentativa e OSBE-së për një fejesë PD-PD.Kryeministri rama u takua dhe bëri dhe një foto me presidentin amerikan Donald Trump gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së.
Viti i ri shkollor ka nisur me mungesa arsimtarësh në Kamëz.Në bashkinë e Kamzës, janë 55 vende vakante në ciklin 9 vjecar dhe fillor, nga të cilat, 44 të përhershme dhe 11 të përkohshme. Në zyrën vendore arsimore Kamëz, përgjegjësi Gertjan Murataj, u shpreh, se lista e mësuesve fitues nuk është shpallur akoma, por të interesuarit, kanë patur mundësi të shohin rezultatet e tyre.Në Drejtorinë e arsimit parauniversitar, drejtuesi, Fiqiri Çifligu, pranoi problematikën dhe u shpreh, se do t’i jepet zgjidhje. Por sipas tij, ka neglizhencë nga mësuesit, që në shumë raste, nuk janë të interesuar për këtë punë