Emisioni investigativ “Stop” publikoi në puntatën e mbrëmshme rastin e Pedagogut Denis Himci, i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.
Menjëherë pas publikimit të kamerës së fshehtë, policia e qytetit te Elbasanit bëri të mundur arrestimin e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Elbasan
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”.