Në Shqipëri duhet të mendosh të blesh edhe vdekjen, sa je në jetë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” provon, se edhe për të vdekur duhet të mendohesh mirë. Duhet të gjesh “marifetcinjtë e duhur”, që ta lehtësojnë shumë rrugën, për në botën tjetër. Madje në rastin tonë, shefi i agjensisë funerale, është shumë “bujar”, pasi për 500 mijë lekë të vjetra, të ofron dy vende varresh, për të dy prindërit, pavarësisht nga gjendja e tyre shëndetësore.Pasi blen varrin, qytetari paguan dhe 50 mijë lekë të vjetra për t’i bërë bordurën dhe në fund varri pagëzohet edhe me emrin, që blerësi do. Në rastin tonë, “pronare” e varrit të blerë u bë një emër jo ekzistues, por shumë domethënës: Taksirate Dynjaja…
Lajme të nxehta vere “alla Stop” dhe ardhja e një fllonxe të re.
Një fllonxë e re i bashkohet nga sot emisionit “Stop”. Enisa Koleci u zgjodh nga audicionet e Miss Shqipëria, ku dhe mori trofeun e shoqërueses së dytë të miss-it.Më pas zhvillimet kryesore të verës vijnë në versionin “alla Stop”. Hyrjet e kryetarëve të bashkive në zyra, fituesit, që nuk e gëzuan fitoren, për shkak të problemeve me dekriminalizimin, tërmeti i paralajmëruar i presidentit Meta dhe turi veror i këtij të fundit, Spak dhe funksionimi i pritshëm, sipas ambasadës amerikane. Këto janë disa nga zhvillimet, që sjell “Stop” në pjesën e parë.
“Stop” e “Fundjavë ndryshe” u ndryshojnë jetën jetimëve Karazajmi.
Më 22 mars të këtij viti, emisioni Stop transmetoi rastin e familjes Karazajmi në Peshkopi. Pas aksidentit automobilistik, ku humbën jetën 2 kryefamiljarët, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 4 fëmijët qëndruan me gjyshërit në kushte të vështira ekonomike.Gjyshi dhe vajza e madhe bënë thirrje për ndihmë, pasi jetojnë në kushte ekstreme varfërie. Edhe “Stop” e “Fundjavë ndryshe” e bënë publik këtë apel.Pas fushatës sensibilizuese, familja Karazajmi është zhvendosur nga Peshkopia në Tiranë në një shtëpi, të blerë me kontributin e shqiptarëve.