Stop -EMISIONI 212 (SEZONI 4) 25 qershor 2019- Peqin/Si u montua për xhelozi, akuza për grabitjen e 60 mijë eurove.


Në datën 8 maj ka ndodhur një grabitje e dy të moshuarve në Peqin, ku pretendohet, se është vjedhur një shumë prej 60 mijë eurosh. Mendohet të kenë qenë 5 persona pjesë e grabitjes, të paktën sipas kallzimit të njërit prej djemve.Besmir Balla tregon, se e kanë arrestuar në 11 maj dhe e kanë cuar në komisariatin e Elbasanit. Ai thotë, se vetëm në gjyq e ka marrë vesh se për cfarë akuzohej.Sipas tij, Erjol Jakupi ka bërë një deklaratë në polici, duke thënë, se ishte me Besmirin dhe 3 personat të tjerë e kanë grabitur bashkë shtëpinë e burrit të hallës. Besmiri dhe i vjehrri i tij dëshmojnë, se kanë qenë duke pirë kafe bashkë, kur ka ndodhur ngjarja.Gjithcka mësohet të jetë sajuar nga Erjol Jakupi, ndërsa ky i fundit shprehet se është keqtrajtuar nga djemtë e hallës dhe është detyruar të bëjë dëshmi të rreme.

Pirueta fizike e Bashës dhe falli në filxhanin e Ramës.
Shnet
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pritur sot në zyrën e tij të ngarkuarën me punë të ambasadës së SHBA në Tiranë, Lejla Moses.Pas takimit, Basha bëri një piruetë të plotë, për të pritur kamerat, të bëheshin gati për deklaratën e tij.Basha përsëriti akuzat ndaj mediave, që sipas tij, po i shërbejnë qeverisë.Nga ana tjetër, kryeministri Rama vijon fushatën, ku nuk ka më ide e alternativa, por në mënyrë simbolike, Rama ka para filxhan, gjatë një takimi-kafe me banorët e kryeqytetit.

Delvinë/ Stop e Fundjavë ndryshe nisin fushatën për jetimët Korini.

Në këtë pjesë të emisionit sjellim historinë e trishtë të familjes Korini në n jë fshat në Delvinë. Kryefamiljarja, Elvira Korini , rrit e vetme dy fëmijë jetimë, Elsa dhe Elidoni. Ata kanë probleme me sytë dhe nuk marrin as ndihmë ekonomike.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” nisin fushatën, për të ndihmuar këtë familje me shtëpi të re dhe mundësi jetese.

Të Fundit