Gjatë ditës së djeshme gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 përgjime të reja për procesin zgjedhor në Dibër. Në përgjime kanë dalë një sërë eksponentësh socialistë, mes të cilëve, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i energjetikës Damian Gjiknuri.Një muaj më parë Rama tha, se fjalia e sajuar, që i kishin vënë në gojë e fyente, pasi i shkonte për shtat një mësuesi fshati me shkollë nate e jashtë profilit.Në përgjimet e reja Rama flet me një funksionar të Ministrisë së brendshme për objektivat e zgjedhjeve në Dibër. Ndërsa Gjiknuri vë në dispozicion një makinë me cuna “problematikë”, në rast se kërkohet ndërhyrje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]