Pak kohë më parë emisioni “Stop” ishte në Orikum të Vlorës, ngaku solli rastin e të moshuarit Selim Hodo. Ky i fundit, shkoi në gjendjen civile, për të aplikuar për kartën e re të identitetit, por mësoi, se zyrtarisht ishte i vdekur. Me ndërhyrjen e emisionit “Stop”, për Selimin u zgjidh problemi, dhe gazetarja rikthehet në Orikum, për ta pajisur atë me kartë identiteti.Selim Hodo i gëzohet dokumentit të ri, edhe pse për disa caste “për pak e humbi” sërish, duke e ngatërruar nëpër xhepa.
- +355 67 220 8888
- [email protected]