Stop-Cudia/Spitali i Shkodres me ambulance private, drejtuesit ngrene supet.(22.05.2019)


Në “Stop” ka ardhur një denoncim, që flet për një ambulancë private, që kryen shërbime në Spitalin e Shkodrës.Ambulanca me targa AA906 UD, ka të njejtat logo dhe mbishkrime të atyre shtetërore.Kamera e emisionit “Stop” arrin ta faktojë këtë problem.Shoferi i mjetit spitalor na drejton te pronari, Ilir Mani.Ndërsa ky i fundit pretendon, se ka një licensë për këtë shërbim nga ana e bashkisë së Shkodrës.Në bashki shpjegojnë, se biznesi në fjalë, ka licensë për shërbime funerale dhe jo për shërbim urgjence.Në spitalin e Shkodrës, drejtori dhe koordinatori i urgjencës, janë indiferentë për këtë situatë, por pas interesimit të “Stop”, thonë se ambulanca private, nuk do të lejohet të hyjë më në ambientet e spitalit.

Të Fundit