Stop -EMISIONI 184 (SEZONI 4) 16 maj 2019-Kolonjë/ Dy kunguj nën një sqetull, zyrtarë bashkie dhe master në Tiranë.


Disa sinjalizime në “Stop” bëjnë me dije, se Igli Radomi, drejtor i ndërmërrjes së ujësjëllës-kanalizimieve në Kolonjë dhe Anjeza Konini, specialiste për mbrojtjen e fëmijëve në bashkinë e Kolonjës, ndjekin studimet master me kohë të plotë, njëri në Universitetin Polis dhe tjetri në Universitetin Europian të Tiranës. Në këto dy institucione arsimore na e konfirmojnë këtë fakt.Po si ia bëjnë funksionarët në fjalë të ndjekin studimet 3 herë në javë dhe të punojnë njëkohësisht? “Stop” udhëtoi 4 orë deri në Kolonjë, ku na thanë, se drejtori i ujësjellësit është në takim me kryetarin e bashkisë, ndërkohë që ky i fundit ishte në Elbasan!!! Ndërsa për Anjezën na thanë, që është në trajnin 3 ditor. Nënkryetari i bashkisë Kolonjë, Jorgji Qiriazi,u shpreh, se nuk ka dijeni për këta dy punonjës, që bëjnë masterin.Lejet, sipas tij, u janë dhënë për arsye familjare, apo probleme shëndetësore.Avokatja Eda Grimci, shpjegon, se dy zyrtarët nuk mund të jenë në këto pozicione pa master. Nga ana tjetër, është e pamundur, që punëdhënësi të mos e dijë një gjë të tillë. Si konkluzion jemi në kushtet e shpërdorimit të detyrës nga drejtuesi i institucionit.

Divorce “alla shqiptare”, nënat nuk takojnë dot fëmijët e tyre.

Xhevahire Mehmeti nga Peqini, tregon, se ka qenë e martuar prej 11 vitesh, martesë nga e cila, erdhën në jetë 3 vajza. Xhevahirja u divorcua nga i shoqi dhe gjykata ia njohu kujdestarinë bashkëshortit. Prej shumë kohësh, ajo nuk i sheh vajzat, për shkak se gjykata nuk zbardh vendimin. Gazetarja e “Stop” i drejtohet gjykatës së apelit të Durrësit dhe arrin të sigurojë zbardhjen e vendimit.Një tjetër qytetare nga Roskoveci,i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi ka 3 muaj, që nuk sheh fëmijët. Vendimi i gjykatës pas divorcit shprehet, se vajza do të jetojë me nënën e djali me babain.Zyra përmbarimore Fier nuk ekzekuton vendimin e gjykatës e për pasojë nëna nuk sheh fëmijët e saj.Punonjësit socialë të bashkisë së Roskovecit thonë, se fëmija është i rënduar emocionalisht dhe i takon mamasë të pajtojë psikolog, për të bërë të mundur ndryshimin e situatës.

Shpenzoi 3 vjet dhe 4 500 euro, por nuk pajiset me diplomë Universiteti.


Merita Lika, studente e infermierisë në Albanian University, ishte në prag të diplomimit, kur i thonë nga universiteti, që kjo nuk është e mundur, pasi nuk është pajisur me numër matrikullimi, për shkak të mesatares së ulët të gjimnazit. Ajo ka paguar 4 500 euro për 3 vjet, por tani këto para kanë shkuar dëm. Nga universiteti i kanë ofruar mundësinë e pajisjes me diplomën “laborator dentar”, madje i kanë ofruar edhe punësim, po Merita nuk ka njohuri mbi këtë degë.Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, se Merita Lika nuk ka pasur të drejtën të studiojë në universitet, për shkak të notave të ulëta të gjimnazit.Universiteti e ka bërë këtë në shkelje dhe sot pasojat financiare bien mbi studenten, që nuk pajiset dot me diplomë.

Të Fundit