Stop – Shpenzoi 3 vjet dhe 4 500 euro, por nuk pajiset me diplome Universiteti! (16 maj 2019)


Merita Lika, studente e infermierisë në Albanian University, ishte në prag të diplomimit, kur i thonë nga universiteti, që kjo nuk është e mundur, pasi nuk është pajisur me numër matrikullimi, për shkak të mesatares së ulët të gjimnazit. Ajo ka paguar 4 500 euro për 3 vjet, por tani këto para kanë shkuar dëm. Nga universiteti i kanë ofruar mundësinë e pajisjes me diplomën “laborator dentar”, madje i kanë ofruar edhe punësim, po Merita nuk ka njohuri mbi këtë degë.Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, se Merita Lika nuk ka pasur të drejtën të studiojë në universitet, për shkak të notave të ulëta të gjimnazit.Universiteti e ka bërë këtë në shkelje dhe sot pasojat financiare bien mbi studenten, që nuk pajiset dot me diplomë.

 

Të Fundit