Nënkryetarja e bashkisë së Skraparit, Rudina Llango, denoncon për “Stop”, paligjshmëritë në miratimin e buxhetit të Skraparit për vitin 2019.Ajo thotë, se pjesë e shkeljeve janë bërë këshilli bashkiak dhe prefekti i Beratit, Harilla Dafa.Procesverbali i mbledhjes së Këshillit Bashkiak të 28 dhjetorit 2018 mungon dhe po në shkelje të ligjit, mbledhja u thirr sërish nga prefekti i Beratit.Miratimi i buxhetit është falsifikuar nga prefekti, kryetari i këshillit bashkiak dhe sekretarja e tij.Shefi i financës shpjegon, se miratimi i buxhetit për vitin 2019, përgjysmon me 51 % numrin e punonjësve të bashkisë. Vendimi i miratimit të buxhetit, mungon në procesverbalin e mbledhjes së 4 janarit dhe një tjetër vendim pa numër protokolli e vulën e bashkisë, del në dritë 5 ditë më pas.
Cmimet e perimeve prekin qiellin!
Sipas Instat-it, cmimet e perimeve për muajin janar u rritën me gati 37%, duke shënuar kështu dhe rritjen më të madhe, që nga korriku i vitit 2010.Specialistwt thonw, se kjo ka ardhur nga oferta e ulwt e tregut vendas, ndwrsa produktet e importit kanw kosto shtesw.
Kaos ne Skrapar, mbyllet cerdhja e qendra kulturore, problem pastrimi!
Në këtë pjesë analizojmë pasojat financiare e sociale, që prodhoi buxheti i vitit 2019 për bashkinë Skrapar.E vetmja cerdhe e qytetit me 45-50 fëmijë, pritet të mbyllet. Të njejtin fat pritet të kenë Qendra e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe Qendra Kulturore. Ndërsa punonjësit e pastrimit, do të shkurtohen me 50%, duke futur në kaos higjenën në qytet.Nga ana tjetër anëtarët e këshillit bashkiak Skrapar,janë blerë nga forcat politike, për të rritur pakënaqësinë ndaj kryetarit, në prag të zgjedhjeve lokale.Si të mos mjaftonte kjo situatë kaotike, “Stop” ka mësuar, se kryetari i këshillit Bashkiak, Partizan Gorce, ka falsifikuar shkollën e mesme dhe dhe në këtë mënyrë shkollën e lartë e ka mbaruar në vitin 2014, në moshën 61 vjecare. Një tjetër anëtar i këshillit bashkiak, Myqerret Hebibasi, figuron si shofer i ambulancës së Qendrës Shëndetësore, por kjo qendër nuk ka ambulancë.