Stop – Kaos ne Skrapar, mbyllet cerdhja e qendra kulturore, problem pastrimi! (11 shkurt 2019)

Në këtë pjesë analizojmë pasojat financiare e sociale, që prodhoi buxheti i vitit 2019 për bashkinë Skrapar.E vetmja cerdhe e qytetit me 45-50 fëmijë, pritet të mbyllet. Të njejtin fat pritet të kenë Qendra e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe Qendra Kulturore. Ndërsa punonjësit e pastrimit, do të shkurtohen me 50%, duke futur në kaos higjenën në qytet.Nga ana tjetër anëtarët e këshillit bashkiak Skrapar,janë blerë nga forcat politike, për të rritur pakënaqësinë ndaj kryetarit, në prag të zgjedhjeve lokale.Si të mos mjaftonte kjo situatë kaotike, “Stop” ka mësuar, se kryetari i këshillit Bashkiak, Partizan Gorce, ka falsifikuar shkollën e mesme dhe dhe në këtë mënyrë shkollën e lartë e ka mbaruar në vitin 2014, në moshën 61 vjecare. Një tjetër anëtar i këshillit bashkiak, Myqerret Hebibasi, figuron si shofer i ambulancës së Qendrës Shëndetësore, por kjo qendër nuk ka ambulancë.

Hide message history

 

Të Fundit