Më shumë se dy vjet më parë, Stop transmetoi rastin e ish-kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i cili i kërkoi favore seksuale një gruaje, që kishte cështje prone në këtë gjykatë.Aso kohe KLD pezulloi Guximtar Bocin dhe cështja nisi kalvarin e drejtësisë. Prokuroria e Krimeve Të Rënda shpalli moskompetencën dhe rasti kaloi në prokurorinë e Fierit dhe u pushua nga prokurorja Elida Hoxhaj.Gjykata e Fierit kërkoi rikthimin e cështjes për hetim, duke lënë si detyrë ekspertizën e zërit të Guximtar Bocit dhe shtetases R.I, si dhe ekspertizën e shkrimit, në disa dokumente.Por Apeli i Vlorës mbylli sërish cështjen e Guximtar Bocit.
Miliona per telefonat e deputeteve / Zyrtare te rendesishem me dosje!
Në 4 vjet deputetët shqiptarë marrin 1 miliardë lekë vetëm për shpenzime telefonike.Cdo deputet merr 170 mijë lekë në muaj, ndërsa krerët e grupeve dhe komisioneve,e kanë tarifën mujore 200 mijë lekë në muaj.Sot kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha, se ndër 1 500 personalitete, 30 prej tyre, në sektorë shumë të rëndësishëm, janë gjetur me probleme të implikimit me ish-sigurimin e shtetit.
S’e bëri drejtësia, e bëri “Stop”-i, zëri në video, është i Guximtar Bocit
Pasi të gjithë institucionet e drejtësisë kontribuan për mbylljen e rastit të Guximtar Bocit, emisioni “Stop” mori përsipër ekspertizën në një studio private. Pas krahasimit të zërit marrë nga një seancë gjyqësore, rezulton,se zëri është i Guximtar Bocit dhe shtetases R.I. Ekspertiza mban firmën e ekspertit Artan Rexhepi.Nga ana tjetër një grup organizatash joqeveritare i kanë drejtuar një kërkesë publike të gjitha organeve të drejtësisë, që të verifikojnë cdo hap të procesit ndaj Guximtar Bocit.