Adnan Xhaferaj, tregon, se vajza e tij jeton në Luksemburg dhe në verë vjen në Shqipëri.Në vitin 2018, vendosi që makinën, me të cilën udhëtonte, t’ia dhuronte të atit.Por kur shkon për ta zhdoganuar, Adnanit i thonë, që makina nuk ka dalje në vitin 2016, në një kohë, që i njejti automjet ka hyrë e ka dalë edhe në vitin 2017, edhe në vitin 2018.Në agjensinë doganore, i thonë, se problemi është në pikën kufitare të Muriqanit.E njejta përgjigje edhe në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit.Pas interesimit të gazetares së “Stop” në pikën e Muriqanit, problemi zgjidhet. Automjetit të Adnan Xhaferajt i hiqet gjoba dhe i vihen targat.
Me uren e Zall Herrit c’paten? Pret Ministrine e Mbrojtjes!
“Stop” është ndalur në njësinë administrative Zall herr, në fshatin Pinar, ku ura e këmbësorëve prej 36 vjetësh vetëm arnohet.Ndërkohë prej 6 vjetësh ka nisur ndërtimi i një ure për automjete me tonazh 30 tonë.Fjalën e fundit për këtë urë e ka Ministria e Mbrojtjes. Në këtë mënyrë, banorëve do t’u mundësohet kalimi i lumit Tërkuz dhe lidhja me Zall Herrin.
Koder Lalm, lagjia e re e Tiranes, pa uje, pa kanalizime e pa ndricim!
Kodër Lalmi, lagjia më e re e Tiranës, në njësinë e Vaqarrit,vetëm 11 km larg kryeqytetit, nuk ka infrastrukturë, që të quhet qytet.Në zonë mungojnë kanalizimet e ndricimi.Specialisti i urbanistikës në njësisë administrative, Erdit Hudhra, shprehet, se janë bërë kërkesa të vazhdueshme ndaj UKT-së dhe bashkisë së Tiranës, por realizimi i projekteve për këtë zonë, varet nga prioritetet e këtyre institucioneve.