Gjyqtari Hysi takohet me zonjën në fjalë në një lokal të Fierit. Ai merr 500 eurot dhe premtimin për të tjerat. Por “njeriu i drejtësië” kërkon edhe pak ngrohtësi nga zonja, të cilës i ka shitur fëmijën e saj.Por kalvari nuk mbaron këtu. Zonjës iu desh të hapte një tjetër cështje gjyqësore për të marrë vajzën në Francë, ku jeton edhe vetë.Psikologia Elona Mecani i kërkon 500 euro të tjera për gjyqarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat.Gjatë takimit ku jepet shuma, psikologia kërkon edhe pjesë për vete si dhe shumën e mbetur për gjyqtarin e parë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]