Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme një video-skandal, ku “shëruesi” me emrin Shefqet pretendonte, se zgjidhte të gjitha problemet, përmes forcës seksuale të burrave. Stafi i programit ka mundur të sigurojë dëshmi në vetë të parë, të abuzimeve të Shefqetit, që mesa duket vijojnë prej dekadash. Një qytetar,që jeton në Itali, ka gjetur kurajon të rrëfejë mbi eksperiencën e tij, edhe pse derën e Shefqetit e kishte gjetur me të ëmën, për një problem familjar dhe jo të tijin. Megjithatë Shefqeti zbaton “protokollin e tij”: i nxjerr të gjithë jashtë dhe merret me pjesët intime të qytetarit.
Lopet me bruceloze, Ministria e Bujqesise merr masa per eleminimin e tyre!
Ditën e djeshme kryeministri Rama u takua me punonjës e drejtues së shëndetësisë në Pallatin e Kongreseve. Në një sallë të tejmbushur dhe me shpenzime të konsiderueshme, Rama tha buxheti për shëndetësinë është parashikuar të rritet me 6%.Javën e kaluar emisioni “Stop” transmetoi rastin e prekjes me brucelozë të 9 lopëve në fermën e zotit Behar Fesko në Urën Vajgurore. Pas denoncimit të problemit, Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar Berat janë ngritur në këmbë dhe kanë zbatuar protokollin e parashikuar për raste të tilla. Kafshët e infektuara u therën në një thertore të licensuar, ndërsa po punohet edhe për nxjerrjen e përgjegjësive për vonesën e praktikës.
Agjensia e Inteligjences, shkeljet e institucionit “sekret”!
“Stop” sjell në vëmendje rrëfimin e ish-punonjëses së AISM, që pasi denoncoi shkeljet e eprorëve u hoq nga puna.Por ministria e mbrojtjes e ka konsideruar sekret shtetëror atë që ka deklaruar ish-punonjësja, madje e ka paditur këtë të fundit.Nga ana tjetër dekonspirimin e ka bërë vetë Ministria e Mbrojtjes, duke i vënë në dispozicion Sigurimeve Shoqërore emrat dhe pozicionet punonjësve të agjensisë së Inteligjencës, apo edhe në përgjigje të portalit të bashkëqeverisjes.Vec kësaj, shumë punonjës janë marrë në punë jashtë kritereve ligjore e po kështu firma Cola Invest shpk, që bëri rikonstruksionin e Garnizonit Ushtarak Skënderbej, nuk ishte e certifikuar, sic e kërkon ligji.