STOP – EMISIONI 53 (SEZONI 4) 14 nëntor 2018 Skandali, denohet dy here per te njejtën veper, pala shqiptare nuk informoi!

Në vitin 2003 me informacione nga shteti italian, ra në pranga në Shqipëri një bandë, për kultivim dhe tregtim lëndësh narkotike.Mes të arrestuarve ishte dhe Shkëlqim Sufja nga Lezha.Gjykatat shqiptare e dënuan me 12 vjet heqje lirie Shkëlqimin dhe ky i fundit e bëri dënimin të plotë.Por në maj 2018, pas 6 vjetësh në liri, Shkëlqimi i arrestua sërish me kërkesë ekstradimi nga shteti italian. Gjithcka ndodhi, sepse pala shqiptare nuk informoi shtetin fqinj për dënimin e kryer nga Shkëlqim Sufja.Shkëlqimi nga burgu i Shën Kollit dhe bashkëshortja e tij ceke, Pavla Prokopova Sufja, shpjegojnë situatën për emisionin “Stop”.Shkeljet në këtë rast, i shpjegon edhe avokati Clirim Gjata.

Rama: Njerezit e krimit kokat hengshin! Une marr fryme thelle!

Një tjetër vrasje mafioze tronditi sot qytetin e Shkodrës. Mbrëmë në një studio televizive, i pyetur për këtë situatë, kryeministri Rama tha se njerëzit e krimit le të hanë kokat e ai merr frymë thellë, duke u lutur ta bëjnë.Në përballje me gazetarët, botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi,i tha kryeministrit , se do të ketë të njejtin fat si Nano e do të arratiset si fshatar. Sipas Lesit, Rama do të ketë fundin e Gruevskit.

 “Dental It”, ping-pong me kompetencat, pritet verdikti i Ministrise !

Pak ditë më parë transmetuam rastin e klinikës dentare “Dental It”, dhe kërkesën e Urdhrit të Stomatologut, që kjo klinikë të mbyllet, për dëmin ndaj zonjës Dhimitrula Nasto.Kryeinspektori i Inspektoriatit Qendror, Shkëlqim Hajdari,thotë, se është njohur me rastin dhe i ka kërkuar Ispektoriatit Shëndetsor Shtetëror të marrë masa. Por kreu i këtij inspektoriati, Gjergji Koja,tha, se për mjekët pa licensa, që punojnë në “Dental It”, përgjegjësia është e Urdhrit të Stomatologut.Edhe pse institucionet bëjnë ping pong me kompetencat e përgjegjësitë, fjala e fundit i takon Ministrisë së Shëndetësisë, që ka kërkuar dokumentacion të plotë për rastin.

 

Të Fundit