Roza Kalari iu drejtua emisionit “Stop” pasi në dyqanin e vëllait të saj në Durrës, sahati i energjisë ecën, edhe pse objekti nuk ka energji. Pas dy ankesave pa përgjigje në shërbimin e klientit, Roza kërkoi ndihmën e “Stop”.
Roza Kalari: Sahati është vendosur para 3 vitesh, por nuk është i lidhur, është i palidhur. E kuptuam para 5-6 muajsh, kemi bërë dy ankesa dhe askush nuk ka ardhur t’i japi një zgjidhje. Jemi faturuar ndërkohë që faturimet bëheshin, qepena ka qenë brenda, sesi bëheshin faturimet nuk e di fare. Ai është duke punuar.
Gazetarja: A ka drita në këtë dyqan që po flasim. Si mund të punojë sahati kur nuk ka energji elektrike?
Roza Kalari: Folëm me zotërinë që ka vendosur sahatin, me përfaqësuesin e OSHEE dhe tha bëni ankesë. Nuk po gjejmë asnjë zgjidhje prandaj jemi drejtuar tek ju, nuk dinim ku të drejtoheshim më.
Gazetarja vuri në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE dhe bashkë me grupin e punës nga ky institucion, u nis për në Durrës. Reagimi i tyre ishte i menjëhershëm. Ata shkuan tek dyqani që kishte probleme me sahatin, i cili punonte por në të vërtetë nuk kishte energji elektrike.
Pas verifikimeve, Ardi Kola, drejtor për median pranë OSHEE-së, tha se sahati rezulton me defekt dhe do të ndërrohet. Ndërsa kilovatët e faturuar gabimisht, do t’i hiqen abonentit.
Ardi Kola, Drejtor për median pranë OSHEE: Të dhënat paraprake tregojnë pas testimit, i cili u bë dhe në praninë tuaj duke u filmuar përmes aparaturave të laboratorit. U testua matësi mbi gjendjen e tij sesi funksiononte. Rezultoi se matësi ishte jashtë kushteve teknike, nuk punonte, ishte me defekt. Nga të dhënat që u shënuan në procesverbal del konkluzioni që ky matës duhet ndërruar dhe të vendoset një matës i ri.
Gazetarja: Çfarë do të ndodhë me kilovatët që janë shënuar në këtë matës?
Ardi Kola, Drejtor për median pranë OSHEE: Duke marrë analizën e të gjitha matjeve që janë bërë të laboratori, do të vendosen në shqyrtim nga specialistët dhe normalisht do të bëhet zbritja e kilovatëve që nuk janë konsum real i zonjës, por si rrjedhojë e defektit që ka matësi.
Gazetarja e emisionit “Stop” informoi zonjën Roza se kilovatët e shënuar me sahatin e vjetër do të hiqen nga sistemi dhe u vendos sahati i ri.
Zonja Roza falenderoi emisionin “Stop” dhe gazetaren që ja zgjidhin problemin.
Apeli: Beni chek-upin, qe te kuroheni me ilace të skaduara…!
Chek upi është ndër projektet më të debatuara të qeverisë Rama. “Stop” madje ka publikuar edhe kontratat abuzive, që tregojnë, se ambientet me qira, që janë marrë për kontrollin shëndetësor, paguhen nga ambulancat. Së fundi është publikuar edhe lajmi, se 93% e ilaceve në QSUT janë të skaduara. Në këto kushte, Renaldo ka pyetur qytetarët, nëse e kanë bërë chek-upin dhe a kanë besim të kurohen me këto medikamente.
Stop – “Stop” e “Fundjava” bejne me shtepi të re dy familje te varfra!
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e familjes Bilali në Pezë të Tiranës dhe apelin e “Fundjavë ndryshe”, për t’i rindërtuar shtëpinë.Familja Bilali jeton në një shtëpi të pabanueshme pa dyer e pa dritare, por sot ata janë bërë me shtëpi të re.Një tjetër rast është edhe ai i familjes Cosolli, që jeton në një shkollë të braktisur në fshatin Cezmë e Vogël të Mokrës.Ata kanë 6 vjet, që nuk kanë drita e ujë, ndërsa muret e shtëpisë po bien, duke u rrezikuar jetën. Por sot për Anisën, Andin e Marisol Cosollin jeta ka ndryshuar. Fundjava ka përurar shtëpinë e re për 5 anëtarët e familjes Cosolli.Presidenti i “Fundjavës”, Arbër Hajdari dhe shumë vullnetarë të kësaj nisme ishin në studion e “Stop” për projektet e bamirësisë.