Erjola Cocka nga Durrësi i drejtohet emisionit “Stop”, pasi ka marrë lejen e lindjes në dhjetor 2017, por edhe pas dy mujash rezulton e punësuar, duke u privuar në këtë mënyrë nga paratë e sigurimve shoqërore. Në firmën private ku ka punuar, i thonë, që ia kanë bërë të gjitha dokumentat në rregull. Në zyrat e sigurimeve shoqërore, thonë, se këto të dhëna kanë ardhur me vonesë nga ekonomisti i fimrës.Ndërhyrja e gazetares së emisionit, koordinon korespondencën mes ekonomistit dhe sigurimeve shoqërore dhe Erjola tashmë mund t’i gëzohet asaj, që i takon me ligj.
Drejt Durrësit për fundjavë, por rruga është kalim me pengesa.
Marsilda Ahmati dhe Heidi 20 muajshe, mbërthehen para ekranit, kur fillon emisioni “Stop” dhe kërcejnë bashkë me fllonxat, koreografinë e rradhës të programit.Në këtë të premte të gjithë mendojnë për fundjavën dhe Durrësi është alternativa më e afërt. Por si të mos mjaftonte degradimi i autostradës Tiranë-Durrës, të gjithë kemi parë edhe mbjelljen e pemëve.Ato janë lidhur me kavo celiku, duke u shndërruar në rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Shtëpi e re për familjen Sorra, Stop, Fundjava e Samir Mane surprizë familjarëve.
Dy muaj më parë emisioni “Stop” transmetoi historinë e trishtë të familjes Sorra në Kashar. Kushtet e jetesës ishin në kufijtë e mbijetesës, ndërsa kryefamiljari ishte shumë i sëmurë.
“Jam shumë e varfër. Marr 60 mijë lekë në muaj. Me ato paguaj dritat, 37 mijë lekë në muaj. “Fundjava ndryshe” na ka ndihmuar. Në mëngjes hanë valë, në drekë u jap ndonjë kos ose qumësht se kam një lopë, ndërsa në darkë gjellë me presh kur më sjellin komshinjtë. Përveç kësaj e kam dhe bashkëshortin shumë të sëmurë, me kancer në mushkëri. Vejeni dorën në zemër për mua dhe 3 fëmijët e mi”, u shpreh asokohe zonja Sorra.
Një prej fëmijëve tha me lot në sy: “Unë kërkoj të kem ushqim!”, ndërsa e motra kërkoi një shtëpi të ngrohtë.
Pak kohë më vonë kryefamiljari ndërroi jetë, duke e lënë bashkëshorten dhe fëmijët të vetëm në kushte të mjerueshme jetese.
Por emisioni “Stop” sëbashku me “Fundjavë ndryshe” dhe presidentin e Balfin Grup, Samir Mane nuk mund t’i lenin në këtë gjendje, ndaj dhe ia rindërtuan shtëpinë familjes Sorra, duke e kthyer në një banesë të re dhe të ngrohtë.
Të gjithë donatorët surprizuan dhe i rikthyen buzëqeshjen familjes Sorra, duke i treguar shtëpinë e re.
“Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar!”, u shpreh kryefamiljarja. Ndërsa Samir Mane tha: “Duke parë emisionin “Stop” dëgjova për hallin e familjes. U ndjeva i privilegjuar që munda të ndihmojë sado pak për ndërtimin e kësaj shtëpie të re të familjes. Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falenderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re!”
Nga ana tjetër, Arbër Hajdari tregoi se humbja e kryefamiljarit është e pazëvendësueshme, por mundën t’ja lehtësojnë sado pak dhimbjen me kushte jetesësore më të mira.
Kryefamiljarja i falenderoi të gjithë donatorët, duke thënë: “Zoti ua shpërbleftë të gjithëve!”