Fatmira Berisha, një banore e Kombinatit tregon, se humbi ndihmën ekonomike, pasi në sistem doli dy ditë e punësuar në kompaninë “Alko-Impeks”. Ajo thotë, se ka aplikuar për punë në Zyrën e Punës, por nuk ka punuar asnjë ditë. Këtë e pranon edhe vetë kompania e pastrim-gjelbërimit, por në zyrën e tatimeve rezulton me dy ditë punë.Pasi gjendet dhe pranohet gabimi, gazetarja e “Stop” aplikon sërish me Fatmira Berishën për ndihmë ekonomike, ndërsa muajin e humbur ia jep në dorë kompania “Alko-Impeks”.
- +355 67 220 8888
- [email protected]