Valmira Bardhi tregon në “Stop”, se pas vizitës së mamasë së saj 63-vjecare,iu drejtua farmacisë “Mona” për të marrë ilacet me recetë. Por farmacistja i ngatërron medikamentet, e për pasojë e ëma kalon 10 ditë në gjendje gjumi. Farmacistja në mënyrë të gabuar i kishte dhënë dy gjumësjellës.Farmacistja përgjigjet, se është faji i mjekut, të cilit ajo nuk i kuptoi shkrimin. Ndërsa administratorja, Desdemona Bregu, mori përsipër ekzaminimin e pacientes.
Qytetarja: Lexoje!
Farmacistja: Ajo recetë është e jotja, nuk është e imja. S’ke pse ma sjell këtu!
Qytetarja: Ti ma dhe ilaçin.
Farmacistja: Unë nuk mbaj përgjegjësi,nuk mbaj përgjegjësi. Atë ilaç e ka shkruar doktorri, nuk e kam shkruar unë. Ma sill këtu doktorrin, ballafaqohemi edhe flasim!
Qytetarja: E diazepam nuk lexon këtu.
Farmacistja: Ma sill doktorrin, ta shkruaj atë recetë, pastaj ballafaqohemi!
Qytetarja: Dy gjumësjellës! Çfarë farmacistje je ti, ça shkolle ke mbaruar?
- +355 67 220 8888
- [email protected]