“Albtelekom” dhe kompania “Cinarsan” në ndihmë të familjeve në nevojë.
Kompania turke, që merret me ndërtimin e hidrocentraleve “Cinarsan dhe drejtori Ermal Cobaj, si dhe firma “Adel shpk”,kanë dorëzuar në “Stop” 200 pako me ushqime e pije me rastin e festave të fundvitit. Gazetarët e emisionit ua dërguan ndihmat familjeve në nevojë dhe përfitues u bënë Qendra sociale Tufinë, familja Mici, familja Thaci në Zallherr, familja Meshi dhe shumë të tjera.Po kështu Albtelekom u ofrua për ndihmuar personat dhe familjet me pak mundësi në këto ditë të fundit të vitit.Rudina Kurti tregon, se stafi i Albtelekom ka përgatitur ëmbëlsira për t’i shitur në ndihmë të familjeve në nevojë.Përfitues të nismës së Albtelekom, u bënë familja e Luan Zelës, Festim Takut, Lindita Meshit, Edmond Thacit, dhe Xhemal Micit.
“Fundjava ndryshe”, OSHEE dhe “Stop” bëjnë me shtëpi të re dy familje.
“Stop” dhe “Fundjava ndryshe” kanë përuruar shtëpinë e Vasilika Zaimit në fshatin Zhelizhan të Lushnjes. Viti 2018 do ta gjejë familjen Zaimi në një shtëpi të re.Presidenti i “fundjavës” Arbër Hajdari i bën surprizën e hapjes së banesës së re dhe Vasilika Zaimi nuk i përmban emocionet dhe mirënjohje për emisionin “Stop” dhe nismën “Fundjava ndryshe”. Një iniciativë të tillë ka ndërmarrë edhe OSHEE, që së bashku me “Fundjava ndryshe” dhe “Stop” bënë me shtëpi të re 13 vjecaren Etleva dhe familjen e saj. Kjo ishte një surprizë për 13 vjecaren, që dëshirën për një shtëpi, e kishte shprehur në 2-vjetorin e krijimit të fondacionit “Fundjava ndryshe”.
FAF dhe “Stop” japin nga 1 milionë lekë për 5 familje në nevojë.
Nismës së emisionit “Stop” për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, i është bashkuar edhe “ Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit”. Dritane Alushi, Drejtore Marketingu në FAF shpjegon, se në sajë të marrëveshjes së lidhur me “Bankën Islamike për Zhvillim”, familjet në nevojë do të përfitojnë 5 milionë lekë të vjetra.Kësaj nisme iu bashkua me ndihma ushqimore edhe “fundjava ndryshe”.Cekun prej 1 milionë lekësh e përfituan familja e Elton Marës në Bërxull,familja e Petrit Saracit në Lushnje,familja e Xhemile Rexhës në Manëz të Durrësit,familja e Nadire Gjurës në Shënpremte të Divjakës dhe familja Collaku në Korcë.