Testim drejtorëve të spitaleve, por shëndetësia në pikë të hallit.
Drejtorët e spitaleve janë testuar me shkrim e duke nisur nga sot, edhe me gojë, për të mbajtur ose jo vendin e punës.Por pikërisht sot, një incident në Qytetin Studenti ka nxjerrë edhe një herë në pah mosfunksionimin e strukturave të shëndetësisë.Një studente ka humbur ndjenjat dhe përpos faktit, që autoambulanca ka shkuar 20 minuta me vonesë, ajo ka qenë pa barrelë, dhe studentja është transportuar me karrike nga shoqet.Më pas shfaqet një video e rradhëve, për t’u pajisur me abone, një fenomen ky i përsëritur dhe i transemtuar disa herë në emisionin “Stop”.
Gjirokastër, hetimi i dhunës, peng i zhdukjes së kartelës mjekësore…?!
Dashamir Late, një qytetar nga Gjirokastra ankohet në “Stop”, se është dhunuar nga një person dhe i është drejtuar urgjencës së spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Late ka hapur kartelë në spital e më pas edhe një cështje gjyqësore ndaj dhunuesit.Por kur i duhet kartela mjekësore, për arsye të gjyqit, ajo ishte zhdukur…Drejtori i spitalit të Gjirokastrës Përparim Muco thotë, se ka dijeni për humbjen e kartelës dhe sipas tij përgjegjësi duhet të mbajë përgjegjësi.Nëndrejtori, Roland Karalli dhe kryeinfermierja Mimoza Llambaniti shpjegojnë, se rasti i Dashamir Lates është regjistruar dhe të gjitha regjistrimet ruhen në kartotekë.Por as punonjësi i kartotekës, Gentian Balili dhe as mjeku që kreu vizitën,Shkëlqim Tosuni, nuk japin sqarime për zhdukjen e kartelës, që mban peng procesin gjyqësor.
Aksioni tatimor, 500 mijë lekë gjobë për një gabim njerëzor pa pasojë.
Në shtatorin e këtij viti nisi edhe një herë aksioni kundër informalitetit.Por mes viktimave të këtij “vrulli”, është edhe Bari Kopo,që bashkë me familjen menaxhon një lokal në njësinë numër 6 në Kombinat.Ai tregon, se në datën 3 tetor është gjobitur me 50 mijë lekë të reja gjobë,për një gabim njerëzor të kamarierit, që nuk ndryshonte në vlerë financiare.Kamarieri shtypi numrin 35 në vend të 22 në kasë, me kosto të njejtë. Tatimorët thonë,se ligji është i tillë dhe ata nuk mund ta shkelin…?!