STOP – EMISIONI 211 (SEZONI 2)

Pazari i votës, tregues i rritjes ekonomike?!
Në ditën e përmbylljes së fushatës zgjedhore, Renaldo vjen me një bllok intervistash plot humor, duke shtruar pyetjen: një votë për 3 thasë miell, a tregon rritje ekonomike?! Shumë qytetarë, edhe pse e kanë fiksuar në kokë votën, se për cilën parti do ta hedhin, në realitet nuk e dinë numrin, që i korespondon në fletën e votimit. Më pas disa situata tragji-komike, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit”.

Lezhë, merr leje një mujore për të ndërtuar urë, ia anulon kryebashkiaku.
Liza Vorfi, banore në Markatomaj, në Zejmen të Lezhës,tregon,se tokat i ka 180 metra nga banesa, e për këtë arsye mori leje në bashki, për të bërë një urë me forcat e veta e kostot e familjes së saj.Por, pasi kishte marrë lejen një mujore, nga 1 marsi deri në prill 2017, e kishte shpenzuar 1 milionë e 200 mijë lekë, i erdhi pezullimi i lejes.Kjo, pasi komshiu, kundërshtonte ndërtimin e urës.Kryetari i bashkisë Fran Frrokaj, thotë, se kishte dhënë lejen pa verifikuar terrenin dhe nuk kishte ndërmend t’i hynte aq thellë.Por Liza dhe Prend Vorfi deklarojnë, se nuk e falin kryebashkiakun, pasi u detyruan të shpenzonin lekë, që i shkuan dëm…

“Dhuro një karrocë”, akte solidariteti përmes emisionit “Stop”.
Nismës “dhuro një karrocë” i është bashkuar edhe “shoqata e motorristëve të krishterë”. Në bashkëpunim me Kishën e Perëndisë Tiranë. Jonida dhe Julian Osmani kanë ofruar pajisje spitalore, si karroca dhe krevatë ortopedikë, për personat, që kanë nevojë për to.Ata thonë, se më mirë se “Stop”, askush nuk mund t’i ndihmojë këta persona.Ndërsa një qytetare nga Tirana, Valentina Minga, pasi iu drejtua emisionit “Stop” për një karrocë për bashkëshortin e paralizuar, arriti ta kishte një të tillë. Valentina falenderon emisionin dhe të gjithë ata, që kontribuojnë përmes tij.

Të Fundit