“Bishti” i Ramës dhe protestat kundër plehrave.
Në një intervistë nga Brukseli, kryeministri Rama përsëriti disa herë, se mesazhi duhej transmetuar pa i vënë bishta?! “Stop” sjell me humor disa nga alternativat e “bishtit” të zotit Rama. Aleanca kundër importit të mbetjeve protestoi sërish kundër ligjit të qeverisë, që lejon këtë import. Në një nga pankartat ishte huazuar edhe një batutë e një prej filmave të njohur të realizmit socialist.Kongresi i Manastirit, që vendosi përdorimin e alfabetit latin në gjuhën shqipe, kishte dje 108 vjetorin e celjes. Por në Tiranë, askush nuk u kujtua për këtë ngjarje.
Dyshimet mbi dosjen 1 milion euroshe.
Albert Kanani nga qyteti i Beratit është arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit të Shkodrës, për kalim të paligjshëm të kufirit, rreth një vit më parë. Pasi është ndaluar në Murriqan, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër e ka shoqëruar drejt Beratit, ku më pas edhe e kanë dhunuar. Nga dhuna e marrë, ka përfunduar në gjendje kome.
Gjatë kontrollit, në automjet iu gjet një faturë transferte prej një milion eurosh. Pas verifikimit, AK invest dha përgjigjen, se nuk rezulton, që ky shtetas të ketë bërë një transfertë të tillë. “Stop” siguron dosjen e plotë të prokurorisë së Shkodrës, ku “gabimet” janë të shumta e të ndryshme.
Vetë i dhunuari Albert Kanani, tregon për emisionin “Stop” Këtë ngjarje të paprecedentë dhe dyshuese.
“Unë jam arrestuar në Berat rreth një vit më parë.
Për çfarë akuzoheni?
Akuzohem për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si jeni njohur ju me akuzën?
Me akuzën jam njohur tepër vonë sepse mua më kanë ndaluar në Shkodër, kam paraqitur pasaportën në pikën doganore, më kanë ndaluar, më kanë shoqëruar fillimisht në drejtorinë e policisë së Qarkut Shkodër dhe nga aty në Berat. Sapo kemi shkuar në Berat, na kanë dhunuar dhe nuk kam marrë vesh asgjë. Me akuzën jam njohur shumë vonë, kur jam përmendur pasi kam dalë nga gjendja e komës.
Ku jeni dhunuar?
Në Berat.
Në ambjentet e policisë?
Po, në zyrën e trafiqeve, në katin e katërt në mos gaboj.
Sa muaj burg keni bërë?
Kam bërë shtatë muaj burg.
Më pas çfarë ndodhi?
Nga paraburgimi kam kaluar në arrest shtëpie dhe kam qëndruar dhjetë muaj arrest shtëpie.
Më pas?
Vazhdon gjykimi…”
Çëshja më pas i është deleguar prokurorit Arben Smaçi. Por ky i fundit asnjëherë nuk arriti ta merrte në pyetje Albert Kananin, në të cilën ai nuk u njoh kurrë se çfarë akuze rëndonte mbi të.
Emri i personit nga Albert Kanani, është shkruar Aniz Zenuni. Ndërsa makina nga raporti i policisë në atë të prokurorisë, është shndërruar nga “Wolsvagen Polo” në “Benz” me të njejtat targa EK 665 PV. Pra vetë zoti Kanani posedon një makinë tip “Polo”, ndërsa informacioni i përpiluar nga prokurori i çështjes, tregon se Kanani posedon një mjet tip “Benz”.
Të tjera probleme me tabulatet e telefonit, por edhe deportimin e qytetarit Bendo nga autoritetet malazeze, që gjithashtu nuk rezulton i vërtetë.
Të gjitha këto “pasaktësi të pafajshme” hedhin dyshime të forta mbi çështjen e Albert Kananit, i cili ka bërë shtatë muaj burg dhe tani është në arrest shtëpie.
Shkodrës “i ka mbetur” ora?!…
Në Shkodër ora ka ngecur. Përvecse e shkruar gabim në numra romakë, ajo është e ndryshkur. Prefekti Paulin Radovani thotë, se ora i takon qarkut. Por nënkryetari i Këshillit të Qarkut Maxhit Cungu shprehet, se ndërtesa është e përbashkët. Kështu sahati i Shkodrës është kthyer në top për të luajtur ping-pong zyrtarët…