STOP – EMISIONI 51 (SEZONI 2)

Mënyrat “origjinale” të transportit shqiptar…?!
Disa nga alternativat më origjinale të transportit në Shqipëri vijnë në emisionin e sotëm “Stop”. Një makinë është ngarkuar mbi një tjetër automjet. Një fëmijë qëndron në këmbë në zgarën e bicikletës pas një të rrituri. Një furgon qarkullon me shumë njerëz mbi të. Në Shkodër transporti i mishit bëhet në qiell të hapur mbi një automjet. Po kështu bukët transportohen në portobagazhin e një makine, të pambuluara.

Të Fundit