STOP – EMISIONI 20 (SEZONI 2)

Saga e kioskës pranë cirkut.
Në muajin korrik, emisioni “Stop” ngriti shqetësimin e banorëve pranë cirkut, për një kioskë, që zinte hapësirën e tyre publike. Kryeinspektori Ermal Kapllanaj fillimisht u premtoi banorëve, se kioska do të hiqej, ndërsa më pas shprehet, se personi që e ka atë, është pajisur me autorizim që në 9 gusht. Por qershia mbi tortë e kësaj historie është, se në listën e kioskave të miratuara të bashkisë,nuk parashikohet fare ky vend… 

 
Skandali i videos 18 mijë euro, flet biznesmeni: më kërkuan përqindje.
Transmetimi i video-skandalit të ryshfetit 18 mijë euro për një prokuror, trazoi jo pak ujrat në sistemin e drejtësisë. Por sot biznesmeni, që u detyrua të paguajë për të drejtën e tij, jep një intervistë audio për “Stop”. Ai thotë, se llogaria iu bllokua në gusht 2014. Pasi e ndoqi cështjen në shkallën e parë dhe të dytë, iu kërkua përmes avokatit, të takonte prokurorin e cështjes Ardian Braho. Më pas, oficeri gjyqësor, Fatos Lushi i bën më dije biznesmenit, se duhet të paguajë 20 mijë euro, që t’i mbarohet puna. Qytetari-biznesmen thotë, se nuk është i infiltruar nga askush, por thjesht një njeri në punë të tij. Të gjitha pohimet, është i gatshëm t’i bëjë dhe para prokurorëve.

Zbardhja e telefonatës:
Saimiri-Më thuaj pak, sa kohë ishin të bllokuara paratë? D.mth. kur t’i bllokuan?
Qytetari – M’i bllokuan në gusht të 2014-ës.
Saimiri – Në gusht të 2014-ës, po.
Qytetari –Po. Në 12.01.2015 ka shkuar në shkallë të parë .
Saimiri – A pse ke bërë gjyq , ke vajtur edhe në shkallë të parë?
Qytetari – Edhe në shkallë të dytë. Në shkallë të dytë është në 09.11.2015.
Saimiri –Kush ka qenë momenti i parë, që ke pasur kontakt me prokurorin Adrian Braho dhe me oficerin e policisë?
Qytetari– Prokurori më kishte kërkuar nëpërmjet avokatit, që të më merrte në pyetje, më kishte kërkuar edhe unë shkova.
Saimiri – Po flasim për Ardian Brahon, apo jo?
Qytetari – Po, po.Të më merrte në pyetje . Dhe atë moment, ishte në të njëjtën zyrë, ishte edhe ky oficeri i policisë, po unë po flisja me avokatin . Po e kisha fiksu si fytyrë, që ky ishte në zyrë me këtë (prokurorin) me një fjalë.
Saimiri –Më intereson momenti,si të thanë ose si ta sollën bisedën, që të paguaje paratë? Ky moment më intereson.
Qytetari – Momenti është që , nga ai moment që fola, prokurori më tha, që duhet të kisha disa dokumenta, që unë i kisha cu njëherë, se mungonin në dosjen time.Shkova, i mora, i pruna. Në momentin, që unë kërkova, për t’ia cu prokurorit, se tha të m’i bish në atë moment, erdhi ky oficeri policisë. Tha a ke fol me të ? Po! Si t’i foli? A ke fol shqiptarce me prokurorin me një fjalë? 
Saimiri – A ke fol shqiptarce me prokurorin?
Qytetari – Thashë si të fol shqiptarce? Unë s’e njoh , si t’i them unë atij,  apo c’a t’i them. A do lek, s’mund t’i them . Po ashtu fol ti, m.q.s e ke në dhomë(zyrë). E mirë tha, do fol unë.
 
                     FAST 2….
Edhe unë prita jashtë derës, ai u fut mrena.
Saimiri– Po.
Qytetari – Foli, se ca ka fol nuk e di dhe ka hap derën më tha hajde. 
Saimiri – Po.
Qytetari – Hapi derën tha ca kishe nevoj për kallauz me ardh ktu?
Saimiri – Prokurori të tha, a kishe nevojë për kallauz me ardh këtu?
Qytetari – Po.Thashë unë për kallauz jo, por nuk dija si të vija nuk kisha kontakt. Po ashtu. 
Saimiri – Kjo ishte biseda.Më intereson momenti i shumës. Kush të tha, që duhen?
Qytetari – Edhe mu më mbrapa më morën në telefon, më tha, që prokurori donte të më bëntë pyetje.Edhe unë shkova prapë . Nga ky moment ky më tha  që  lë numrin e telefonit sido që të jet puna të marrim në telefon, ky oficeri i policisë.
Saimiri – Fatosi . Fatos Lusha të tha më lër numrin e telefonit.
Qytetari – Po.Kur shkova këta u takun bashkë në një kafe aty matanë, un i shifsha nga larg. U takun (prokurori –Fatosi) në një kafe, pa u fut mrena. Më mbrapa unë prita, saqë të dalin e pyta (Fatosin). Më tha ka ik tashi deri tek dhëmbi.Fola me të po nuk më ka thënë për shifra. 
Saimiri – Oficeri i policisë gjyqësore tha fola me prokurorin por …
Qytetari –  Nuk më ka përcaktu tamam shifra.Momenti tjetër më kanë marrë në telefon kam shku , më ka marrë, më ka thënë fola me prokurorin.
 
                       FAST 3
Qytetari – Në kafe aty para prokurorisë, prokurori më tha sa mund të japësh ti? Thashë unë të kisha bërë një krim , të kisha bërë një dicka që ta di se ca është thosha unë, të jap ose mbaji të gjitha.Tha: m’kanë thanë 20 mijë euro, se këtu punohet me përqindje.  
Saimiri –Oficeri të tha, këtu punohet me… 
Qytetari – Përqindje.Po, në fakt 20 mijë më kanë kërku.
Saimiri – 20 mijë euro. Po?
Qytetari – 20 mijë euro mo i thashë…shumë , mendosha një shifër qesharake. Po nuk jeni ortakët e mi, që të punoni me përqindje.
Saimiri – Po, po ti i the nuk jemi ortakë, që të punojmë me përqindje, po?  
Qytetari – Po.Mund ta ulim pak .E kanë ul, e kan bo 18 (mijë euro).
Unë jam një njeri që punoj , që mbaj familjen time natën, ditën, të shtuna të diela.
 
                 FAST 4
Saimiri – Pse më telefonove mua? 
Qytetari – Ku të shkoj të ankohem unë? Ku do të ankohem unë? Tek presidenti? Kush më lë mu, të shkoj të takoj presidentin? 
Saimiri – Je i gatshëm t’i thuash gjithë këto gjëra dhe para prokurorit, që ka marrë cështjen në shqyrtim, sigurisht?.
Qytetari – Po, Po.Unë jam i gatshëm t’i them të gjitha . Unë dëgjoj në televizion, që personi është ne kërkim.Unë der sot nuk di asnjë fjalë nuk më ka kërku kurkush. 
Saimiri – Sa kohë ke, që jeton jashtë shtetit? 
Qytetari – Unë jashtë shtetit nga 92-shi. Kam shku në Greqi deri në 98- ën. Nga 98-ta deri më sot, jam në Itali. 
Saimiri – Atëherë unë të falenderoj edhe një herë , do shihemi në Tiranë shumë shpejt besoj,  sepse do kesh, do jetë e nevojshme  të japësh edhe një deklaratë para oficerëve të policisë dhe prokurorit.
 
E pazakontë në Kallm të vogël, shkollë e re, por pa rrugë deri atje.
Viti shkollor ka gati një muaj që ka nisur, por kjo nuk vlen për fëmijët e fshatit Kallm i Vogël në Fier. Shkolla është rikontruktuar, por banorët shprehen, se nuk mund t’i cojnë të vegjlit në shkollë, pasi nuk ka rrugë deri atje. Cudia vijon, kur nënkryetari i bashkisë së Fierit Florjan Muca shprehet, se problemin e mësoi ditën, që shkoi “Stopi”. Muca dhe administratori i njësisë Gëzim Dhima përplasen edhe me banorët për rrugën e munguar.

Të Fundit