Mizat mësyjnë MPJ-në, Rama në funksion të gjeneratës tjetër.
Në sallën e konferencave për shtyp në MPJ, mizat kishin “marrë kontrollin” në pritje të nisjes së konferencës për shtyp Bushati-Shtajnmajer. Kryeministri Rama përsëriti për të disatën herë, se deri ditën e fundit në detyrë, do të punojë për gjeneratën tjetër, duke lënë “në mes të katër rrugëve” gjeneratën aktuale.
Vërdovë-Pogradec, plaga e pambyllur në familjen Abrashi!
“Stop” është ndalur në Vërdovë të Pogradecit, atu ku tragjedia goditi 2 herë familjen e Andrea Abrashit. Në shkurt 2015 lumi mori gruan në oborrin e shtëpisë së saj, ndërsa në tetor një situatë e ngjashme reshjesh shembi shtëpinë. Kryefamiljari i mbetur me 3 fëmijët bën apel për ndihmë, pasi në të dy rastet nuk ka përfituar asnjë dëmshpërblim.Nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Polikron Balliu shpjegon se vlerësimi i dëmit është bërë, por marrja varet nga Emergjencat Civile.
Rradhë dhe kaos në Qendrën e Konsultave në QSUT!
Një muaj më parë, në 13 maj 2016 kryeministri Rama dhe ministri Beqaj inauguruan qendrën e konsultave në QSUT, që do t’i jepte fund rradhëve në këtë institucion. Por pas një muaji, numri pa pagesë për të rezervuar vizitën nuk funksionon dhe rezervimi on line, është i pamundur për moshat e treta.Në këtë mënyrë një tjetër investim në shëndetësi prej 110 milionë lekësh është më së paku, jofunksional.