STOP – EMISIONI 113

Kempi ushtarak i Altin Hasanit dhe “këneta” e re në plazhin e Durrësit.
Altin Hasani ka qenë nënoficer në forcat ushtarake. Gjatë paradës së 70 vjetorit të kësaj armate pëson humbje ndjenjash. Dërgohet në spital dhe pasi merr veten kërkon të përfitojë kemp ushtarak. Pas interesimit të “Stop” përgjigja është, se nuk mund të përfitojë këtë shumë financiare, pasi nuk është mjekuar në Spitalin Ushtarak. Në lagjen 13 në zonën e plazhit të Durrësit një gropë e hapur nga një firmë ndërtimi është kthyer në kënetë. Kryebashkiaku Vangjush Dako i tha gazetares së “Stop”, se do të ndërhyjë bashkia, nëse këtë situatë nuk e zgjidh kompania.

 
 
Statuti i manipuluar i Urdhërit të Stomatologut
Presidenti i Urdhërit të Stomatologut për Tiranën Almir Gurakuqi pretendon, se statuti është manipuluar dhe votuar me shkelje. Ai thotë, se cdo gjë është bërë në emër të nenit 31 për buxhetin nga ana e presidentit të përgjithshëm Nikoll Deda.”Stop” investigon rastin, duke siguruar edhe videon e votimit dhe duke vënë përballë dy drejtuesit e Urdhërit të Stomatologut.
 

 
Shkodër, Roza Paja hiqet padrejtësisht nga puna
Roza Paja ka punuar prej 24 vjetësh si kuzhiniere në maternitetin e Shkodrës. Pas disa fazash selektimi ajo hiqet nga puna. Zonja Paja fiton të drejtën në Gjykatën e Shkallës së parë dhe komisioneri për diskriminimin i jep asaj të drejtë, duke detyruar kthimin në punë.”Stop” pyet drejtoreshën e spitalit Dhurata Uruci, por ajo thotë, se do ta shqyrtojë rastin kur të ketë kohë.

Të Fundit