STOP – EMISIONI 114

Makinat e kthyera në wc publike në Portin e Durrësit.
Shtetasi Ilirjan Saliasi denoncon në “Stop” dëmtimin e dy automjeteve në ambientet e portit të Durrësit.Saliasi tregon, se i solli makinat nga Anglia, por në maj 2014 kompania Crown Agents i sekuestroi dhe i dërgoi në port.Drejtori i forcave të sigurisë në port, Zyhdi Dajti thotë, se nuk ka një procesverbal nga kompania, ndërsa kamerat e sigurisë mbajnë vetëm 300 dite xhirime.
 

 
Të miturit të paralizuar i hiqet ndihma ekonomike se i dhuroi daja makine.
Julian Dodaj është vetëm 10 vjec dhe prej 2 vjetësh i paralizuar. I ati Gjok Dodaj tregon, se mori ndihmë ekonomike për një muaj, por ia hoqën në momentin që daja i djalit dërgoi një makinë si ndihmë për transportin e tij. Në bashkinë Kamëz, nënkryetari Artan Dervishi tha, se për rastin është kërkuar shpjegim nga Ministria e Punës, pasi ishte ajo që e hoqi nga skema e ndihmës ekonomike.

 
Shkolla e Piqerasit, mësim në mega-klasa kolektive.
Në shkollën e Piqerasit klasat kolektive kanë kaluar cdo limit. Në të njëjtat ambiente detyrohen të mësojnë nxënës të klasave të dyta, treta, katërta dhe të pesta. Arsimtarët thonë, se kjo e bën të pamundur efektivitetin e orës së mësimit. Drejtori i zyrës arsimore të Sarandës Astrit Llanaj shpjegon, se dukuria vjen për shkak, se është ulur numri i nxënësve, pasojë e emigrimit.

Të Fundit